Struktura të BDI-së po bëjnë presion të mos realizohet shfaqja “Tregtari i Varreve”, sepse kritikohet “kryetari”!


Struktura të BDI-së po bëjnë presion të mos realizohet shfaqja teatrore “Tregtari i varreve”, ku kritikohet “kryetari”, thonë për Gazetën Lajm burime nga Ministria e Kulturës! Këto informacione i konfirmon edhe aktori Ylber Murtezi, që luan rolin kryesor në këtë shfaqje. Ai shpreh shqetësimin nga këto presione, megjithatë këmbëngul se misioni i aktorit dhe teatrit është të nxjerr ne sipërfaqe gjitha fatkeqësitë qe po i ndodhin popullit shqiptar ne Maqedoni.

Sipas tij, presioni ushtrohet në formën “keni kujdes, sepse kjo shfaqje me paratë që ua kemi dhënë ne”.
“Është për të ardhur keq, kur dikush nga lart ka bindjen që mjetet të cilat dedikohen për projekte teatrore, janë nga xhepi i pushtetarëve të Bdi-së. Dhe koncepti i shfaqjes duhet te dirigjohet sipas notave te tyre. Ato mjete janë të popullit dhe ne pa marr parasysh presioneve e kemi obligim kombëtar dhe si profesionist t’i nxjerrim ne shesh te palarat qe po bëhen. “Mund te na mundni,por s’mund te na thyeni’”, është porosia e vendosur e aktorit Ylber Murtezi, që ka rolin kryesor te shfaqja “Tregtari i Varreve”.
Ndryshe, shfaqja “Tregtari i Varreve” premierën do ta ketë të enjten (nesër, 10 maj), në tre vjetorin e Luftës së Kumanovës./Lajmpress

Baby Boo