Të dënuarit i marrin jetën të dënuarit të abuzoii me fëmijët!


Një person i cili ndodhej në qeli si i dyshuar për abuzime me fëmijë, është vrarë nga një tjetër i burgosur.

Don Simpson 76 vjeç u rrah për vdekje nga i burgosuri tjetër David Faustino Flores 42 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave amerikane, Simpson u akuzua se kishte ngacmuar 11 vajza dhe 1 djalë të mitur në vitin 2007.

Gjykimi i tij u shty për shumë vite me radhë, pasi një gjyqtar dha urdhër që t’i bëhej vlerësim psikiatrik. Ai u mbyll në një spital psikiatrik të Teksasit dhe u vlerësua si i paaftë mendërisht për t’u gjykuar.

Por, në vitin 2018 ai u konsiderua i aftë për t’u gjykuar penalisht dhe u dërgua sërish në qeli, pasi pranoi para hetuesve të policisë se kishte abuzuar me fëmijët.

Zyrtarët e burgut të Teksasit thanë se 76-vjeçari u sulmua në burg rreth orës 02:30 dhe u shpall i vdekur 30 minuta më vonë. Sipas mediave të huaja, ai kishte pësuar trauma të rënda nga goditje. /newsbomb.al

Baby Boo