Strugë, 4 ditë pa asnjë të infektuar me Kovid 19


Numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytet dhe rrethinë është 55, përfshirë edhe 12 viktimat. Ndërkohë në pikën për testim në Strugë janë bërë edhe testime të tjera, të qytetarëve të cilët janë udhëzuar nga mjekët amë dhe priten rezultatet. Qytetarët e Strugës janë vetëdijësuar, në qytet dalin personat të cilët kryejnë nevojat kryesore, duke mbajtur edhe maska mbrojtëse. Edhe ora policore respektohet.

Ka vazhduar edhe aksioni i larjes dhe dezinfektimit në hapësirat publike si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra. Nga komuna e Strugës kanë lajmëruar se me ndryshimin e orës policore nga pushteti qëndror, gjatë ndalesës për lëvizje të lirë do të mund të lëvizin vetëm operatorët ekonomik, ndërsa bujqit, fermerët dhe personat fizik të cilët kanë nevojë urgjente duhet të paraqiten në numrin 192 për të evidentuar lëvizjen e tyre. Nga autoritetet lokale gjithashtu bëhet apel që të vazhdojnë të respektojnë masat, me qëllim që sa më shpejtë të kthehemi në normalitet.

Baby Boo