Gruaja e kryeministrit spanjoll pozitive me koronavirus


Gruaja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan zyrtarët të shtunën vonë.

Zyrtarët thanë se testi i Begona Gomez ishte pozitiv, por shëndeti i kryeministrit dhe gruas së tij është i mirë.

Spanja të shtunën njoftoi se do të mbyllë gjithë vendin, pasi numri i rasteve të diagnostikuara tejkaloi shifrën 6.000.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi i njohur si COVID-19 është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur.

Një shumicë e madhe e të infektuarve shërohen nga kjo sëmundje./Anadolu Agency

Baby Boo