Stojançe Angelov me porosi për qytetarët dhe gazetarët: Mos i traumatizoni gruan dhe fëmijët e Nikolla Gruevskit!


Ish-gjeneral i branitelave dhe kryetar i partisë Dinjiteti i cili është në koalicion me LSDM-në, Stojance Angelov ka apeluar që mos të shqetësohet familja e Nikolla Gruevskit, pasi sipas tij nuk kanë faj as gruaja e as fëmijër për krimet e Nikolla Gruevskit.

“Familja është një gjë e shenjtë. I bëj thirrje gjithë opionit, veçanërisht gazetarëve. Ju lutem, mos e shqetësoni familjen e Nikolla Gruevskit. Gruaja dhe fëmijët e tij nuk janë fajtorë për krimet e tij. Lërini ata të qetë, fëmijët janë fëmijë, nuk ka nevojë edhe më shumë të shqetësohen dhe të traumatizohen. Le të tregojmë humanizëm, të mos jemi si Gruevski dhe klika e tij, “shkruan në Facebook, Stojance Angelov./TS

Baby Boo