Kurti i shkruan Erdoganit: Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë, janë një urë miqësie midis dy vendeve tona


”Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë, janë një urë miqësie midis dy vendeve tona”.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar letër falënderuese edhe presidentit turk Recep Tayip Erdogan, për qasjen uruese ndaj tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti i tregon Erdoganit mes tjerash që roli i turqve në Kosovë, është i rëndësishëm dhe një të tillë do ta kenë edhe në qeverinë në ardhje, kryesuar nga vet ai, njofton Klan Kosova.
”Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë, janë një urë miqësie midis dy vendeve tona. Ne e vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në qeverinë time.

Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e shtetit turk dhe shoqërisë gjatë kohërave më vendimtare të vendit tonë.
Kur Qeveria jonë të jetë në vend, unë pres të zgjeroj dhe thelloj marrëdhëniet tona përmes një komunikimi dhe bashkëpunimi të hapur dhe të sinqertë”.

Baby Boo