Stojançe Angellov, nga policia kalon në M-NAV për rrogë 41 mijë denarë


Ish gjenerali i policisë maqedonase, Stojançe Angellov, ka bërë publike se do të largohet nga policia për t’ju kthyer partisë së tij ‘Dostoinstvo’, shkruan Fakte. Mirëpo ai nuk ka bërë të ditur faktin se nga MPB kalon në kontrollin e fluturimeve M-NAV për rrogë mujore prej 41 mijë denarë.

”Ky është moment kyç për vendin prandaj do të riaktivizoj partinë. Meqë ligji për polici nuk lejon që përfaqësuesit e saj të merren në mënyrë aktive me politikë, do të largohem nga ajo” – ka thënë Angellov duke paralajmëruar kongresin partiak për këtë vjeshtë.

Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta për veprimin e Angellovit, pasi vlerësohet se ai po luan lojën e Kryeministrit Zaev dhe për këtë është shpërblyer me vendin e ri të punës.

Baby Boo