Bllokohen 1,2 milion euro në tiranë, do përdoreshin për aktivitet kriminal (ja kujt i përkisnin)


Sekuestrohen 1.2 milion euro në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Bëhet me dije se eurot e sekuestruara janë në llogarinë e shtetasit me iniciale A.H. ndaj të cilit ka nisur procedimi penal.

Sekuestrimi i 1.2 milion eurove u bë për shkak se transaksionet bankare janë justifikuar me kontrata të dyshimta.

Dyshohet se këto para do të përdoreshin për aktivitete kriminale ku janë të përfshirë disa persona.

Sipas hetimeve, kontratat nuk përputhen me të dhënat e shoqërisë. Priten detaje të reja në vazhdim të cilat do të zbardhin të gjithë skemën që çoi në sekuestrimin e eurove.

Baby Boo