Hajnat në aksion me fikjen e ndriçimit publik


Në qytetin e Dibrës, për shkak të krizës energjetike, ka filluar të realizohet kursimi i energjisë elektrike. Duke filluar me restrikcionet në ndriçimin publik që realizohet në të gjithë vendbanimet të qytet, tani ndriçimi publik është i kufizuar si në qendër të qytetit, ashtu edhe në vendbanimet periferike të tij.

Por, edhe pse është nevojë e kohës që të bëjmë ekonomizim edhe me përdorimin e rrymës elektrike, fikja e dritave në disa rajone periferike të qytetit ringjalli aktivitetet e hajnave. Në lagjen Konjare, vendbanim periferik i Dibrës, janë regjistruar vjedhjet e para pas fikjes së ndriçimit publik. Paralelisht me kursimin e energjisë elektrike, dibranët kërkojnë një vëmendje më të madhe të organeve kompetente në aspektin e sigurisë publike.

Kur është në pyetje situata energjetike dhe kriza që është paralajmëruar, është për të përshëndetur fakti se pjesa dërmuese e dibranëve respektojnë aktivitetin e tyre për kursimin e rrymës elektrike. Agim Sh, 63-vjeçar, thotë se gjatë natës ka përgjysmuar përdorimin e rrymës për ndriçim. Ai thotë se e tërë ndërtesa ku jeton në lagjen “Venec 1”, ka filluar kursimi i rrymës elektrike, gjë që është për të përshëndetur.

Situata është e ngjashme si në qendër të qytetit ashtu edhe në vendbanimet për rreth. Edhe përgjegjësit e institucioneve thonë se një vëmendje e veçantë i kushtohet kursimit të rrymës elektrike nëpër institucionet që veprojnë në Dibër. Kjo ndodh në lokalet e pushtetit vendor, në lokalet të institucioneve qendrore që kanë njësi në Dibër, por edhe në kompanitë lokale. Dibranët i përshëndesin aktivitetet për kursimin e rrymës dhe besohet se ashtu do të veprojnë edhe gjatë javëve në vijim, por njëherësh dyshojnë se mos vallë kjo situatë, sidomos me ndriçimin publik të mos “aktivizojë” hajnat dhe grupet e hajnave, meqë në të kaluarën – Dibra veçmas dhe dibranët kanë qenë të torturuar për shkak të vjedhjeve të shumta që kanë qenë prezent sidomos në vendbanimet periferike të saj. (koha.mk)

Baby Boo