Stoilkovski: Carovska paralajmëron partizime të reja


Nga VMRO pyesin se pse ministrja Carovska nuk ua zgjati kontratën një numri të konsiderueshëm të edukatoreve dhe punonjësve në kopshte  për kohë të pacaktuar, por të njejtit i largoi nga puna.
Ministrja Carovska është e dështuar sepse dikasteri I cili udhehiqet nga ajo vazhdimisht po përcillet me skandale nga me të ndryshmet, perfshi se fundmi edhe rastin e dhunës së trajtuar ndaj një femije të strehuar në qendrën sociale.
Nga VMRO pyesin se pse ministrja Carovska nuk ua zgjati kontratën një numri të konsiderueshëm të edukatoreve dhe punonjësve në kopshte  për kohë të pacaktuar, por I largoi nga puna.
“Ministrja Carovska pas skandaleve të shumta që ndodhën me këtë dikaster, po lavdërohet me punësime partiake dhe paralajmërime  për partizime të reja. Nëse do të flasë për kopshtet atëherë Carovska le të përgjigjet se pse ishin larguar punonjhës të shumtë të kopshteve duke mos ua zgjatur kontratën për punë në kohë të pacaktuar, që tani të punësojë të tjerë? I la fëmijët pa përkujdesje adekuate edhe pse me plot gojën fliste për grupe fëmijësh në kopshte të cilët nuk do të tejkalojnë mbi 20 fëmijë,. Pyesim ministren Carovska se sa është numri I fëmijëve nëpër grupet e formuara në kopshteDeri ku ka arritur projekti  që kopshtet të punojnl në dy ndërrime, deri ku është rroga për edukatoret dhe punonjësit e tjerë në kopshte në vlerë deri në 500 euro të cilën e paraljmëruat që në fillim”, tha  Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Baby Boo