Afrim Gashi takohet me kryetarin e Komunës së Ferizajit, Agim Aliun


Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi është takuar me kryetarin e Komuës së Ferizajit, Agim Aliu. Në këtë takim është folur për gjendjen e përgjithshme politike që ka të bëjë me shtendërtimin e Republikës së Kosovës.
“Sot, në Ferizaj, kisha kënaqësi ta takoj kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Në një takim të ngrohtë e vëllazëror biseduam për tema të përbashkëta shqiptare, për mundësitë e bashkëpunimit ndërshqiptar, si dhe për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella.
Temë e pashmangshme ishte edhe gjendja e përgjithshme politike që ka të bëjë me shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Duke e falënderuan për pritjen e ngrohtë, e ftova që të jetë mysafir i yni në Shkup, ku të gjitha kapacitetet e pushtetit tonë mund t’i vëmë në shërbim të ndërtimit të këtyre marrëdhënieve”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Baby Boo