Stevçe Jakimovski ka marrë kërcënime se do të vritet, kërcënuesi është paraqitur para shtëpisë së tij


Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 60-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

Më 4 tetor, i dyshuari ka dalë me motoçikletë para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Karposhit dhe familjes së tij dhe pa arsye fillimisht ka filluar ta ofendojë me zë të lartë, e më pas verbalisht ta kërcënojë se do ta vrasë dhe do t’i shkatërrojë jetën. Vazhdoi kërcënimet edhe ndaj një fqinjiu që ndodhej aty pranë.

Të njëjtën ditë, në mbrëmje, i dyshuari e ka telefonuar kryetarin e komunës dhe ka vazhduar ta kërcënojë. Pasi viktima ka përfunduar bisedën telefonike, ai ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe kërcënuese në aplikacionin Viber.

Përderisa viktima ka raportuar ngjarjen në stacionin policor, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e tij, ka bërtitur dhe me këmbëngulje i ka rënë ziles së hyrjes, duke i shqetësuar familjarët.

Prokurori publik i propozoi gjykatës caktimin e masës së sigurimit ndalim për afrimin e të dyshuarit, vendosjen ose të mbajë kontakte me personat e dëmtuar sigurinë e të cilëve ai i ka kërcënuar.

Baby Boo