Mozzik zbulon se ka vuajtur nga ankthi: Shkoj çdo muaj te psikologu

Reperi i njohur, Mozzik, së fundmi ishte i në emisionin “Oxygen”, përballë moderatorit Besim Dina.

Gramoz Aliu (emri i vërtetë) foli për shumë gjëra rreth karrierës, por edhe për jetën private, ndërsa ai nuk hezitoi të tregonte edhe për periudha e vështira që ka kaluar.

Reperi nga Ferizaj zbuloi se për rreth pesë vite ka vuajtur nga ankthi për të cilën ka përdorur qetësues.

“Dikur si i ri, si një 20-22-vjecar deri në moshën 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar, është e hidhur që si 22 vjeçar me marr qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familje i ka kaluar këto sfida, ankthi është pjesë e jetës, dhe një këshillë për rata që vuajnë nga ankthi nuk janë vetëm barërat dhe mjeku për tu shëruar, por këshillat e familjes dhe koha e kaluar me ta është mënyra më e mirë për ta kaluar”, ka thënë ndër tjera Mozzik.

Tutje, reperi foli edhe për shëndetin mendor duke u shprehur se viziton psikologun çdo muaj.

Tetë muaj e kam mbajtur të fshehtë, fatkeqësisht nuk ka shumë njohuri për shëndetin mendor tek ne, nuk është marre me shku të psikologu, unë shkoi çdo muaj se kam nevojë, këtë e kam mësuar në Zvicër, kur ki probleme emocionale është psikologu për këtë”, ka thënë reperi.

Ndryshe, Mozzik aktualisht po shijon suksesin e albumit të fundit “Lamboziki” në të cilin solli gjithsej 14 këngë e që u pritën mirë nga fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/

Baby Boo