Stef Blok: Problemi me emrin mund të zgjidhet

Ministri i Jashtëm holandez Steph Blok sot tha korrespondentit AIM-së në Bruksel, se çështja e emrit mund të zgjidhet për të filluar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe shtoi se ai vjen nga një vend që ka shumë emra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Greqia dhe Maqedonia duhet të ranë dakord mbi çështjen e emrit. Kur të zgjidhet dhe natyrisht që Maqedonia ti ketë plotësuar kriteret e NATO-s, mund të fillojmë me procedurën për anëtarësim. Unë shpresoj se ka lëvizje nga të dyja palët për të zgjidhur emrin. Sipas mendimit tim, një problem i emrit mund të zgjidhet. Jetoj në një vend të quajtur Hollandë, Netherland ose Pei Bass dhe jam shumë i lumtur që jetoj në një vend me shumë emra. Këtë të gjithë e pranojnë”, tha Blok.

Në Bruksel sot u mbajtë takim i shefave diplomatik të NATO-s.

Pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO mbetet në politikat e dyerve të hapura. Në takim u bisedua për Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe Ukrainën.

Stoltenberg, tha se aleatët biseduan sot për Rusinë dhe ranë dakord se politika e NATO-s, e kombinuar me siguri dhe mbrojtje të fortë së bashku me dialogun, është e drejtë.