S’pranoi t’ia mjekonte babain, ja cila është kërkesa e djalit për mjekun nga Podujeva


Dy ditë më parë është publikuar një video, në të cilën shihet se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, refuzoi ta mjekojë një pacient me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës.

Pas kësaj, Policia ka arrestuar mjekun, ndërsa kolegët e tij kanë kundërshtuar arrestimin, duke protestuar.
Sot, mjeku Ibrahim Hoti u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku edhe po trajtohet.

Rrahman Kajtazi, djali i pacientit Sejdi Kajtazi duke folur për ATV-në ka kërkuar që mjeku Ibrahim Hoti të lirohet nga Prokuroria.
Derisa kolegët e Hotit kanë protestuar dje kundër arrestimit të kolegut të tyre.

Baby Boo