Incidenti në koncertin e fundit në Vjenë, reagon Melinda Ademi: “Ka qenë shumë moment i keq dhe kam pasur frikë të madhe”


Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, gjatë javës së kaluar është përballur me një situatë jo edhe aq të mirë gjatë një koncerti në Vjenë, Austri. Derisa po performonte, atë në një moment një fans e kishte kapur nga dora dhe nuk e lëshoi teksa u detyrua të ndërhynte edhe sigurimi.

Më pas u publikua edhe një video tjetër ku shihej menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, i cili goditi fansin, të cilit sot (e martë) i ka kërkuar falje me një postim të bërë në rrjete sociale.
Pas postimit të Granitit, një reagim është bërë edhe nga vet artistja duke e përshkruar momentin që e cilëson shumë të keq dhe se ka pasur frikë të madhe.

Reagimi i plotë i Melindës:
“Është shumë e frikshme për një femër me të kap për këmbe ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe nga paniku e madhe nuk kam ditur as si të reagoj por kam dashur të marrë telefonin dhe të bëj një video e dhe të them në mikrofon që nuk është gjë e mirë me kap një femër për këmbe sepse ajo mundet të rrëzohet , me u lëndua ose diçka edhe më e keqe. Do të thotë në ato momente nuk isha vetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar.

Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh, sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje. E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrona te njerëzit, por muzika ime është rimtike dhe me kërcyer e me u kënaq, prandaj jam afru dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.

Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që keni me më kuptuar, ose të paktën të provoni të më kuptoni. Respekt për djalin dhe unë personalisht kërkoj falje dhe ndjesë. Me respekt, Melinda Ademi. Ju dua shumë”.

Baby Boo