Unioni i nxënësve në Tetovë: Mësim të kombinuar dhe me prani fizike


Kanë ngelur edhe pakë ditë nga nisja e procesit arsimor në vendin tonë ndërsa qeveria propozoi një model online të mësimit. Unioni I nëpunësive në Tetovë nuk pajtohet më ketë model, kërkon nga qeveria që të sjellë një vendim me mësimi të kombinuar dhe me prani fizike. Unioni i nxënësve përkujton qeverinë dhe ministrinë e arsimit që si shembull ti marrin shtet fqinje. Blendi Hodai thotë se me platformën që propozoi qeveria mbeten jashtë mësimit mbi 40 mijë nxënës për shkak se nuk kanë kushte për të ndjek mësimin online.

“Në vazhdojm të kërkojmë mësim me model të kombinuar si metodë edhe më e sigurtë,nga ana shëndetësore por edhe nga ana tjetër krijon kualitet në arsim nuk e degradon edhe më tej arsimin sic u degardu deri më tani nga marsi m mësim online. Mësimi online në Maqedoninë e Veriut, sipas informartave që i kemi mbi 40 mijë nxënës 50 mijë nuk I kanë mjetet për ti ndjekur mësimet nga distance.”, tha Blendi Hodai nga unioni i nxënësëve.

Mendimin e njejt e ndajnë edhe arsimtarët që sipas tyre procesi duhet të fillon me prani fizike ose me mësim të kombinuar. Ato thonë se deri sa kafenet janë përplotë më nxënës si mund që shkollat të jenë të mbyllura. Arsimtarja Hanife Bexheti thote se një familje shqiptare me katër fëmijë e ka të pa mundër tua siguroij teknologjinë për ndjeke të mësimit.

“Mendimi im personal është që nxënësit të vazhdojnë në shkollë më mësim të kombinuar tre ditë në shkollë dy ditë online. Jeni dëshmitar se kafenet I kemi përplot me nxënës, ahengjet, nuk ndalen.është rënde edhe për një familje pasi p.sh. nëse një familje shqiptare ka tre katër fëmijë në shkollë I duhet ti siguron 3-4 loptopa, dhe tre katër dhoma pasi dihet se mësimi është individual. Klasa është objekt që me të vërtet nxënësit, duhet të jenë aty edhe ku e kanë vendin.”, tha Hanife Bexheti, arsimtar Sh.F Istigball.

Nga një tetori pritet që në bankat shkollore të ulen vetëm nxënësit nga klasa e par deri të tretën. Ndërkohë në Tetovë janë pesë shkolla që kanë kërkuar që mësimin ta fillojn me prezenc fizike duke ju përmbajtuir në përpikëmëri protokollet që do vendosen nga qeveria.

Baby Boo