Spitalet private nuk pajtohen me kufizimet e çmimeve për trajtimin e pacientëve me Covid-19


Gati 14 muaj pasi qytetarët paguan shuma marramendëse në klinikat private për kurim nga virusi korona, shteti do të kufizojë me ligj koston e shërbimeve mjekësore për trajtimin e pacientëve me CoVid-19. Por, jo të gjitha spitalet private pajtohen më këtë propozim të qeverisë për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore. Reagime kishte edhe nga personeli shëndetësor, lidhur me ndalesën e transferimit të mjekëve nga spitalet publike tek ato private gjatë kr*izës së pandemisë. Nga klinikat private nuk deshën të komentojnë detajet e propozim/ligjit derisa nuk marrin informacione zyrtare.

Klinika Private “Zhan Mitrev” Shkup
“Nuk mund të komentojmë asnjë akt të propozuar për ndryshim përderisa nuk definohen kornizat ligjore. Gjithçka që ishte e mundur për të ulur kostot e shërbimeve mjekësore anti-kovid tanimë e kemi bërë.”
Nëse i gjithë trajtimi dy javorë ka kushtuar rreth 12 mijë euro, pasi ndryshimet Ligjore të miratohen në Kuvend, klinikat private do të kenë mundësi të faturojnë nga 650 euro deri në 5,000 euro. Ministri Venko Filipçe se kjo kosto varet nga trajtimi intensiv i pacientëve apo vetëm kujdesi mjekësor në repartet infektive.

Kjo nënkupton që nëse kurimi është kompleks dhe zgjatë tepër, shuma maksimale e parave që duhet ta paguaj është 300 mijë denarë. Bëhet fjalë për kosto që pacientët e paguajnë në spitalet private kur atje kanë shkuar me vullnetin e tyre që të shërohen. Siç e bëjnë tani por paguajnë kosto të lartë të parave. Nëse duhet ne t’i shfrytëzojmë si shtet resurset e klinikave private, atëherë për ato kapacitete nuk paguajmë asnjë kosto ndaj privatit, kurse Fondi e ndërmerr pagesën e shërbimeve- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Por, opozitarja maqedonase VMRO DPMNE-ja kërkon që edhe personat që deri më tani kanë shfrytëzuar këto shërbime të mund të marrin kompensim nga Qeveria.

Qeveria të martën i dha dritë jeshile propozim ndryshimeve të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore. Me këto ndryshime parashikohet që spitalet private të ulin çmimet për trajtimin e pacientëve të prekur me virusin Korona. Ligji ka hyrë në procedurë kuvendore. Disa ditë para kësaj me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë disa klinika private ulën vullnetarisht çmimet për 10%, ndërsa disa të tjera refuzuan me pretekstin që nuk ka leverdi financiare krahas shërbimeve mjekësore që japin.

Baby Boo