Miratohet marrëveshja, lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti


Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e ditës së sotme marrëveshjen për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.
Rama e quajti këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm, sepse shqiptarët do të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Serbinë ku mund të udhëtojmë edhe pa dokumente.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Baby Boo