SPGM: Kur të sulmohen verbalisht gazetarët, kolegët ta lëshojnë ngjarjen

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM), më së ashpri e dënon dhunën dhe sjelljen primitive të anëtarëve të Bordit Drejtues të Klasterit për Teksil, Sashko Stanoevski ndaj gazetarit të televizionit “Alsat M”, Ile Petreski në konferencën për shtyp, në momentin kur ai ka parashtruar pyetje gazetareske legjitime, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

“Për fat të keq, përsëri patëm mundësi të jemi dëshmitar të trajtimit të tillë ndaj ekipeve gazetareske kur parashtrojnë pyetje deri tek ata që veten e mbajnë ose e trajtojnë si të fortë. SPGPM rikujton se konferencat nuk janë poligon për kënaqësi dhe ofendime ndaj gazetarëve dhe punëtorëve medial, por vend ku përfaqësuesit e Klasterit nëpërmjet komunikimit me ekipet gazetareske i drejtohen publikut. Prej atje, marrëdhënien që anëtari i Bordit Drejtues të Klasterit për Tekstil, Sashko Stanoevski e tregoi ndaj klegut Petresi flet për marrëdhënien e tyre dhe respektimin e publikut të cilit i drejtohen si dhe për mosgatishmërinë që të përgjigjen në pyetje legjitime të cilat npërmjet gazetarëve, e njëjta publikë do t’i pyeste”, thonë nga SPGPM.

SPGPM kërkon nga Klasteri për Tekstil, e cila në aktivitetet e saj dhe shërbimet kryen trajnime të anëtarëve të saj, që të përkushtohet në edukimin për lirinë e shprehjes, interesin publik dhe përgjegjësinë korporative, por edhe t’i kërkojnë falje kolegut Petreski dhe televizionit “Alsat M”.

Njëkohësisht, SPGPM apelon deri te kolegët gazetarë që të jenë të zgjuar në njohjen e nevojës për mbrojtjen e dinjitetit profesional gjithmonë kur janë dëshmitarë të sulmeve verbale ose fizike të kolegut të tyre dhe të tregojnë solidaritet me bojkot dhe lëshim të konferencës për shtyp.