Erdogan: Përderisa lejoni djegien e Kuranit, nuk do të miratojmë anëtarësimin në NATO të Suedisë


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duke komentuar aplikimin e Suedisë në NATO, tha se vendi i tij nuk do t’i japë “dritë jeshile” anëtarësimit të Suedisë në aleancë përderisa ata lejojnë djegien e Kuranit, raporton Anadolu.

“Përderisa t’i lejon djegien, grisjen e librit tim të shenjtë Kuranin, ne nuk do të themi ‘po’ hyrjes tuaj në NATO”, tha Erdogan.

Duke vlerësuar Finlandën, presidenti turk tha: “Qëndrimi ynë lidhur me Finlandën është pozitiv ndërsa lidhur me Suedinë nuk është pozitiv”.

Të premten, politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit përpara një xhamie në Danimarkë.

Akti erdhi disa ditë pasi Paludan dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi gjatë një proteste të miratuar nga policia.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO në maj të vitit të kaluar, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022.

Por, Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë dhe madje mbështesin “grupet terroriste”.

Baby Boo