SPB-Tetovë: Janë sanksionuar 49 shoferë


Sot (11.10.2021) në periudhën nga ora 13.00 deri në 19.00 Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor-Tetovë në zonën më të gjerë të Tetovës kanë kryer kontroll të intensifikuar të veprimit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, ku gjithsej janë sanksionuar 49 shoferë. Nga këto, 19 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se maksimumi i lejuar dhe 3 automjete ksnë lëvizur edhe me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Ndaj të gjith shkelësve janë përgaditur parashtresa adekuate.
Kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të zbulohen dhe sanksionohen me kohë drejtuesit e shpejtësisë që nuk respektojnë shenjat e trafikut, rregullat dhe rregulloret për shpejtësinë.

Baby Boo