SPB Tetovë: Gjoba për muzikë të lartë në lokale


Me fillimin e pushimeve verore, në rajonin më të gjerë të Pollogut ndjehet një lëvizshmëri e shtuar nëpër objektet hotelierike dhe posaçërisht në kafenetë dhe në diskoteka, sidomos në mbrëmje kryesisht gjatë fundjavës, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Shtojnë, se në to, organizohen herë pas here ahengje të ndryshme, zakonisht të shoqëruara me muzikë me zë të lartë që shqetëson qytetarët e tjerë dhe mbi të gjitha ata që jetojnë në afërsi të objekteve hotelerike, kjo i referohet më së shumti objekteve që janë të vendosura në katin përdhes të ndërtesave të banimit.

“Prandaj, Sektori për punë të brendshme Tetovë përsëri u bën thirrje pronarëve të kafeneve, diskotekave dhe ambienteve tjera hotelierike që t’i kushtojnë vëmendje vëllimit të muzikës të cilën e lëshojnë nëpër baret e tyre ose ofrojnë grupe të ndryshme muzikore dhe në të njëjtën kohë i kujton ata se gjoba për këtë shkelje varion nga 200 në 500, gjegjësisht deri në 1000 euro në kundërvlerë me denarë (neni 8 i ligjit për shkelje të rendit dhe qetësisë publike).

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjithashtu bën thirrje hotelierët që të mos lejojnë qëndrimin e të miturve në ambientet e tyre pas orës 24.00 (Neni 21 i LKKRQP), dhe të mos i shërbejnë ata me pije alk oolike, sepse në këtë rast ndaj tyre janë paraparë parashtresa adekuate dhe gjobat e larta nga 1700 deri në 2000 euro në kundërvlerë me denarë, kurse për servimin me alkool personat e mitur, nga ana tjetër hotelierët mund të ndiqen edhe penalisht”, thuhet në kumtesë

Baby Boo