Klubi i karatesë Shkëndija – Tetovë, shkëlqen në turneun Funakoshi Open – Shkup


E Shtunë (02.04.2022) KK Shkendija – Tetovë mori pjesë në turneun ndërkombetarë “Funakoshi Open” që u organizua në Shkup.
Në konkurrencën e mbi 550 karateisteve nga 4 shtete të ndryshme karateistet tanë shënuan rezultate të kënaqëshme, por mbi të gjitha gëzon fakti që me kundërshtarët treguan teknikë, zgjuarsi dhe trimëri që u mundësoi atyre fitore spektakolare, jemi kthyer nga turneu me Kampion, Nënkampion dhe Medalist të Bronz.

Medalistët tanë ishin: 🥇 DRIN LIMANI KAMPION kadet -63kg; 🥇 LUAN DURMISHI KAMPION kadet iri +50kg; 🥇 MUSA BILALLI KAMPION kadet i ri -38kg; 🥈BLERI ZEQIRI NËNKAMPION kadet -57kg; 🥈BLERTON SULEJMANI NËNKAMPION kadet -70kg; 🥈EDUARD ALIJA NËNKAMPION pioner -32kg; 🥉ELDA DEMIRI MEDALISTE E BRONZ; 🥉AGAN IDRIZI MEDALIST I BRONZ; 🥉METIN MUHTARI MEDALIST I BRONZ; 🥉EDUARD SEJFULLAI MEDALIST I BRONZT; 🥉ERJONA EMINI MEDALISTE E BRONZT.

Karateistët në këtë turne ishin të udhëhequr nga trajneri Vegim Murati dhe Ilir Idrizi, ndërsa trajneri Veton M. Murati ishte në mesin e referëve.

Baby Boo