Spasovski: Të gjitha sulmet ndaj gazetarëve që kanë ndodhur pas 1 qershorit të vitit 2017 janë ndriçuar


Të gjitha sulmet ndaj gazetarëve që kanë ndodhur pas 1 qershorit të vitit 2017 janë ndriçuar nga ana e Minsitrisë së Punëve të Brendshme. Policia ndërmori një sërë aktivitetesh për përmirësimin e bashkëpunimit me organizatat e gazetarëve.

Këtë sot e theksoi minsitri i Punvëe të Brendshme, Oliver Spasovski, në takim me kryetaren e Asociacionit të gazetarëve të Maqedonisë, Ivona Talevska, ku u bisedua për rastet me sulmet ndaj gazetarëve në pesë vitet e fundit, fjalorin urrejtës dhe thirrjet për dhunë ndaj gazetarëve, si dhe masat të cilat i ndërmori MPB për shtimin e sigurisë së gazetarëve gjatë raportimit nga tubimet publike.

Siç kumtuan nga MPB, Spasovski informoi se tashmë po implementohen projekte në bashkëpunim me OSBE-në dhe Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë për rritjen e sigurisë së gazetarëve dhe theksoi se bashkëpunimi me Asociacionin e gazetarëve të Maqedonisë plotësisht do të kontribuojë për atë.

Baby Boo