Vdes nëna e Kadri Veselit


Ka vde*kur në moshën 93 vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i Veselit.
Ndërkohë me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në parabur*gim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lu*fte dhe kr*ime kundër njerëzimit.

Njoftimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.

Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!
Familja Veseli

https://www.facebook.com/hylmi.veseli/posts/4823165507731645

Baby Boo