Spasovski: Pas festave të majit do të diskutohet kur fëmijët do të kthehen në shkollat dhe çerdhet


Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se pas festave të majit, do të diskutohet nëse se kur fëmijët do të kthehen nëpër bankat shkollore dhe në çerdhet.

Ne kemi ulje të numrit të prekurve, kemi rritje numër të të shëruarve. Ky kombinimi i masave do të kontribuojnë që edhe më tepër të rritet vetëdija publike. Qytetarët treguan respekt të madh ndaj këtyre masave dhe ato dhanë rezultate. Vlerësojmë se sot nëse e shohim nga ky aspekt ato masa dhanë rezultate. Kështu dot ë vazhdojmë edhe më tej. Shpresoj se kjo situatë gjithnjë e më tepër do të relaksohet dhe jeta do të kthehet në normalitet. Jo vetëm shkolla dhe çerdhet, këto janë pjesë që i analizojmë dhe pas festave të një majit do të sjellim vendim. As unë e as qeveria nuk mund të thotë menjëherë duhet të kthehen, por këto do ta analizojmë dhe në bazë do t’i sjellim vendimet” ka thënë Spasovski/Shenja

Baby Boo