Hoxha: Nuk jemi në koalicion për t’i bërë numra LSDM-së, por për t’i realizuar premtimet ndaj qytetarëve


Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, është gjendur përballë analistëve politik në emisionin Click Plus ku ka folur rreth aktivitetit politik në fushatën zgjedhore të partisë dhe koalicionit LSDM – Besa. Xhaferi në lidhje me vlerësimin se a e bën Lëvizjen Besa parti kombëtare pasi ka bërë koalicion me një parti maqedonase, është përgjigjur se bartësit e listave në zona të ndryshme me banim shqiptar janë shqiptar.

Hoxha ka folur për sukseset e qeverisë, siç janë proceset eurointegruese, Marrëveshja e Prespës, mbyllja e kontesteve me Bullgarinë. Ndërsa sa i përket dështimeve ai ka vënë theksin se askush nuk na ka faj se BDI afro 20 vite e premton asfaltimin e rrugës prej 20km Shkup-Bllacë, projekt i premtuar vazhdimisht nga BDI-ja.

Hoxha tha se Lëvizja Besa nuk ka hyrë në koalicion për t’i bërë numra dhe mandate LSDM-së, por për të përmbushur kërkesat e shqiptarëve.

Baby Boo