Spasovski: Nuk e kuptoj ahengun me armë


Mbrëmë për fat të keq janë plagosur dy persona në aheng familjar. Kam mësuar se i pranishëm ka qenë edhe një deputet, të gjitha faktet dhe dëshmitë pas hetimit do të seleksionohen dhe do ti dorëzohen Prokurorisë Publike, me qëllim qzbardhjen e plotë të rastit, ka deklaruar sot ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Reçicë të Vogël me çka të plagosur ngelën dy persona, nga ku njëri rezultoi të jetë djali i deputetit Xhevat Ademi nga radhat e BDI-së.

Ahengjet familjare nuk organizohen që ndonjëri të veproj me pandërgjegjshmëri dhe të përdorë armë zjarri. Nuk mund të kuptoj këtë mënyrë festimi. Dihet se kur dhe në cilat kushte duhet të përdoren armët e zjarrit, ka thënë Spasovski, i cili sot ishte i pranishëm në seancën e Këshillit Lokal për preventivë në Komunën e Karposhit, ndërsa paraprakisht kishte vizituar edhe Stacionin Policor po në këtë komunë.

Ai apeloi të gjithë qytetarët, deri te secili që feston në mënyrë të tillë, siç tha ai, të festojmë me dinjitet siç na ka hije neve.

Baby Boo