Nuk ka qetësi në Vlorë: Shpërthen me tritol parukeria


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku ka patur një shpërthim tritoli.

Sipas burimeve të tvklan.al, shpërthimi ndodhi në lagjen “Isa Boletini” rreth orës 16:30. Të njëjtat burime thonë se një sasi eksplozivi shpërtheu në parukerinë në pronësi të shtetasit me iniciale J.R., por që është marrë me qira nga qytetarja S.Hoxhaj.

Kjo e fundit ka dhënë dëshminë e saj në polici, nëse ka konflikte me persona të tjerë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet e deritanishme të policisë, nuk ka asnjë të dhënë rreth identitetit të mundshëm të autorit. Grupi hetimor është duke vazhduar punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Baby Boo