Spasovski: Kushtetuta është e qartë, zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen brenda 60 ditëve


Nuk ka asnjë kompromis me Kushtetutën. Kushtetuta është e qartë se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga shpërbërja e Kuvendit, tha sot kryeministri Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Karbinci.

“Nëse kemi nevojë në bazë të analizave që gjendje e jashtëzakonshme të shpallet edhe disa ditë tjera për t’u marrë me pasojat ekonomike, ne do ta bëjmë atë dhe kur të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, zgjedhjet do të mbahen në 22 ditë”, tha Spasovski.

Sipas tij, Qeveria do të vendosë deri në fund të javës nëse do të ketë një gjendje të re të jashtëzakonshme të tretë, e cila, siç tha ai, është e nevojshme kryesisht për zbatimin e masave ekonomike.

“Unë pres që të gjithë do të jenë mjaft të arsyeshëm, politikisht të mençur për të kuptuar që këto zgjedhje parlamentare duhet të mbahen në një kohë kur është e mundur të bazuara në Kushtetutë dhe ligj dhe të bazuar në këtë krizë shëndetësore”, tha Spasovski.

Baby Boo