Spasovski: Gruevski mund të kthehet vetëm në burg!


Nikolla Gruevski do të arrestohet nëse vjen në Maqedoninë e Veriut, kundër tij nuk ka vetëm një rast, ka disa raste dhe nuk ka zgjidhje ligjore që e amniston për të gjitha vendimet që janë marrë për vuajtjen e paraburgimit apo burgimit dhe as veprat për të cilat ai akuzohet nuk vjetërohen ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “Trilling”.

Ai shtoi se për të pasur qetësi në shoqëri duhet të mbahen përgjegjësi. Sipas tij, Gruevski nuk ka rrugë tjetër për t’u rikthyer në vend, përveçse të qëndrojë në burg.

Nuk kam asnjë lidhje me pikëpamjet e tij. Nuk shoh arsye pse dikush të ketë frikë nga një njeri që në mënyrë flagrante e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe për të cilin po zhvillohet procedura – tha Spasovski.

Baby Boo