Spasovski: 100 mijë qytetarë do të marrin vauçerë dhe kartelë pagesore për pushimet verore


Për rreth 100 mijë qytetarë që kanë të ardhura jo më shumë se 15 mijë denarë, Qeveria do të ndajë vauçerë në vlerë prej 6000 denarëve dhe kartelë pagesore me 3000 denarë për pushime verore në qendrat turistike në vend.

Me këtë masë, kryeministri Oliver Spasovski tha se do të ndihmohen edhe qytetarët por edhe kompanitë dhe kapacitetet turistike vendore.

“Njëjtë rreth 100 mijë qytetarë tanë do të fitojnë vauçer për turizëm vendor prej 6000 denare dhe kartelë vendore pagesore prej 3000 denarë. Qytetarët do të mund të pushojnë verës në vend dhe me këtë do ta forcojmë edhe turizmin vendor. Me këtë masë do të përfshihen tëe gjithë qytetarët epunësuar që marin ppagë mujore më të iulët se 15.000 denarë dhe skanë të ardhura të tjera në vitin 2018 sipas DAP, sipas paraqitjes vjetore tatimore, do të caktojmë cili vit do të jetë. Vauçeri do të mund të shfrytëzohet në hotelet vendore dhe kapacitete e tjera turistike, ndërsa me kartelën pagesore do të nxisim blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore”, u shpreh Spasovski.

Baby Boo