Spahn: Udhëtarët nga zonat e kuqe duhet të kenë test për Covid-19


Udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zona që aktualisht janë me rre*zik të lartë për COVID-19 duhet të testohen në të ardhmen njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Unë do të shfrytëzoj fuqinë time për të detyruar testin për ata që vijnë nga zonat me rre*zik të lartë” theksoi ai.

Organi zyrtar i Gjermanisë për Kontrollin e Sëmundjeve Instituti “Robert Koch” raportoi 340 raste të reja të koronavirusit gjatë një dite të vetme duke u bazuar në të dhëna jo të plota.

Që nga fillimi i pandemisë të paktën 205 609 persona në Gjermani kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Baby Boo