Spahiu godet Mukin: Lsdmizuat partitë dhe elektoratin shqiptarë, tani edhe BFI-në doni ta Lsdmizoni !


Analisti politik, Artin Spahiu është shprehur kundër tendenca të pushtetit aktual për siç thotë ai lsdmizimin e BFI-së.

Deklarata e tij vjen pas reagimit dhe fjalimit të nënkryetarit të LSDM-së, Muhamet Zekiri në foltoren e Parlamentit ku kërkoi kontrol ndaj BFIM-së.

“Lsdmizuan një pjesë të konsiderueshme të elektoratit shqiptar, lsdmizuan një pjesë të partive politike shqiptare- përfshi këtu edhe një pjesë të BDI-së-, tani duan lsdmizimin e BFI-së!

A nuk ishte ky Sulejman Rexhepi që 15 vite ka funksionuar po njëlloj, pse tani i erdhi rradha?! Apo u pengon autoktonia e BFI-së?”, deklaroi Spahiu. (INA)

Baby Boo