Filipçe: Të gjitha vaksinat janë të sigurta


Ministër i shëndetësisë, Venko Filipçe i cikli sot mori dozën e parë të vaksinës Sinofarm,u shpreh se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe njëherit u bëri apel të gjithë qytetarëve që të paraqiten për vaksinim.

“Të gjithë të jemi të bashkuar dhe të vëmë si prioritet vaksinimin. Vaksina është diçka që të gjithë e kemi pritur gjatë kohë. Vaksina është faktor që do të ndryshoj pasqyrën për Kovid-19. Vaksinat janë të sigurta, efektet anësore janë shumë të vogla. Unë e pranova vaksinën Sinofarm. Sistemi i vaksinimit mirë po ecën, me prioritet të grupeve të moshuara dhe grupeve. Janë vaksinuar afro 100 mijë qytetarë. Vlerësoj se do të kemi një dinamikë të mirë të vaksinimit, andaj apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të paraqiten për vaksinim”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
“Ne si qeveri vendosëm që të vaksinohemi menjëherë pas parlamentit”, tha Filipçe.

Baby Boo