SP: Qeveria ta korrigjojë vendimin për shtesën prej 15 mijë denarëve për nëpunësit policorë

Sindikata e policisë (SP) kërkon nga Qeveria t’u ndajë shtesë prej 15.000 denarëve, gjegjësisht ta korrigjojë vendimin e fundit me të cilin e mori propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

Sigma Doors

Sipas tyre, me vendimin e fundit, Qeveria ka treguar se nuk i respekton të punësuarit në polici, gjegjësisht nuk e vlerëson punën e tyre e cila çdo ditë është investuar gjatë përballjes me koronavirusin.

“Mendojmë se vendimi i djeshëm është gabim dhe se me qëllim është bërë dhe se javën e ardhshme do të korrigjohet. Mos harroni se policia është përballur me valën më të madhe në luftën kundër pandemisë. Mendojmë se të paktën ka mbetur pak gjurmë nga koha kur ishit njeriu i parë në MPB dhe besojmë se e dini se cilat janë rreziqet me të cilat në periudhën e fundit përballen nëpunësit policorë. Sido që të jetë nga ju doli parrulla ‘Polici e kënaqur, qytetarë të sigurt’. Natyrisht që qytetarët janë të sigurt, por nëse kemi polici të kënaqur, është koha ta pyesim veten. Kjo është po ajo polici për të cilën ju keni thënë se është profesionale”, porositën nga SP deri tek kryeministri Oliver Spasovski,

Numri i madh i nëpunësve të infektuar policorë sipas SP-së nuk është për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje, por sepse të punësuarit në polici çdo ditë janë të ekspozuar në rrezik të lartë dhe kontakte me shumë njerëz.

“Kërkojmë që vendimi i djeshëm sërish të rianalizohet dhe apelojmë dhe bëjmë kërkesë deri tek Qeveria, ajo është shumë e vogël që e meritojnë të punësuarit në polici, shuma prej 15.000 denarëve t’u paguhet si satisfaksion moral për punën e tyre të cilën çdo ditë e investojnë në terren”, thonë nga Sindikata e policisë.