Filipçe drejtuar nxënësve: Respektoni masat, bëhuni shembull për të rriturit


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka shpërndarë një video mesazh për nxënësit. Filipçe kërkon nga nxënësit dhe prindërit mirëkuptim për realizimin e procesit mësimor.

“Të dashur fëmijë, virusi nuk është shaka. Mund të jetë më pak i rrezikshëm për ju, por është shumë më i rrezikshëm për prindërit dhe gjyshërit tuaj. Ndiqni rekomandimet, dëgjoni mësuesit dhe mbroni shëndetin e të gjithëve. Unë besoj në pjekurinë dhe përgjegjësinë tuaj. Ju mund të jeni shembull për të rriturit dhe për shoqërinë në tërësi. Kriza është një kohë në të cilën ne piqemi, në të cilën rritemi si persona përgjegjës…E di që shumë prej jush doni që mësimi të zhvillohet ndryshe dhe sinqerisht i kuptoj të gjithë.

Por, si punonjës shëndetësor dhe përgjegjësi i parë në betejën me pandeminë, unë kërkoj mirëkuptim dhe mbështetje për të gjitha vendimet shëndetësore që kemi marrë në lidhje me procesin arsimor”, theksohet mes tjerash në video mesazhin e ministrit Filipçe.

Baby Boo