Sot vendoset sa vite burg do të dënohet Gruevski!


Ish-kryeministri Nikolla Gruevski pret sot fjalën e fundit të gjykatës në rastin “Tanku”, ku ai është i akuzuari i parë. Në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Penale pritet sjellja e aktvendimit, me ç’rast do të jetë dënimi i parë për Gruevskin nga 5 aktakuzat e ngritura ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale.

Në seancën e fundit, gjykatësja Dobrila Kacarska porositi avokatët mbrojtës që të përgatisin fjalët e fundit.Rasti “Tanku” i referohet blerjes së Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh, ndërsa në të akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësministri i Ministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski. Sipas njohësve të drejtësisë, në raste të tilla dënimet janë nga 3 vjet deri në 10 vjet.

Baby Boo