Tjetër sulm me acid në Londër (VIDEO)


Prej disa kohësh rrugët e Britanisë janë kthyer në të pasigurta, teksa vijojnë sulme të rastësishme me acid tek kalimtarët. Rasti më i fundit është shënuar në Londër të martën pasdite, teksa një 18-vjeçare është spërkatur me një substancë të dëmshme teksa zbriste nga një autobus.

Kamerat kanë filmuar momentin që vajza nxiton në një dyqan të marrë ujë që të largojë substancën që sapo i kishin hedhur, por pak sekonda më pas ajo shihet të rrëzohet në tokë e dallohet qartë se gjendja e saj nuk ka qenë mirë.

Baby Boo