Sot vendoset për fatin e Qeverisë “Zaev 2”!


Sot, me fillim prej orës 11:00 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet seanca plenare ku në rend dite do të jetë mosbesimi i Qeverisë Zaev 2.
Kjo iniciativë fillimisht me nënshkrimet e 61 deputetëve është dorëzuar nga opozita VMRO-DPMNE, kurse gjatë ditës së djeshme është dorëzuar iniciativë e re me çka janë tërhequr 17 nënshkrime të 17 deputetëve.

Kjo erdhi pasi një pjesë e deputetëve të opozitës shqiptare e vendosën si kusht që derisa në listë qëndrojnë deputetë të Të majtës, ata nuk do të votojnë “për” rrëzimin e Qeverisë, shkruan TV21.
Pas kësaj, katër deputetë të Alternativës njoftuan se do të votojnë “për” rrëzimin e Qeverisë.

Iniciativa u dorëzua pasi partitë opozitare njoftuan se kanë shumicë parlamentare dhe pritën të reflektojë kryeministri Zoran Zaev – të deponojë në Kuvend dorëheqjen e njoftuar mbrëmjen e 31 tetorit, kur u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Zaev nuk deponoi dorëheqjen, ndërkaq opozita dorëzoi iniciativë për mosbesim të Qeverisë, kurse opozitës, sipas paralajmërimeve me vota do t’u bashkëngjitet edhe njëra parti e pushtetit, Lëvizja Besa.

Lëvizja Besa që ka paralajmëruar se do të votojë “për” rrëzimin e Qeverisë, nuk ka qenë as në koordinimin e realizuar dje nga Zaev me partnerët e koalicionit.
E ndërkaq kryeparlamentari Talat Xhaferi në intervistë për TV21 k sqaruar se nëse sot nuk votohet mosbesimi i Qeverisë, e njëjta nuk do të mund të vendoset sërish në rend të seancës plenare as 90 ditët e ardhshme.

“Procedurat janë të qarta. Tani më ka pyetje mosbesimi i Qeverisë aktive, mbi bazë të së cilës është thirrur seanca dhe seancë duhet të ketë epilog. E cili do të jetë epilogu, varësisht prej epilogut të seancës janë të përshkruara procedurat tjera që pasojnë. Epilogu është, votohet mosbesimi bie Qeveria, nuk votohet mosbesimi vazhdon Qeveria. Por në 90 ditët e ardhshme nuk mund të ketë mocion të ri”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Tërë kjo krizë politike u shkaktua pasi partia Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë humbi një pjesë të konsiderueshme të komunave në zgjedhjet lokale dhe lideri i saj dhe kryeministër, Zoran Zaev paraprakisht kishte paralajmëruar se nëse do të humbiste edhe Shkupin – kryeqendrën, do të dorëhiqej.

Baby Boo