Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.302 testime të realizuara, 10 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar, ndërkaq 3 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.655 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.933 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.481 pacientë. Raste aktive në vend janë 241.

Baby Boo