Sot temperaturat deri në 35 gradë, nesër përkeqësim i motit


Ditën e premte pritet të jetë kulmi i kësaj vape afrikane, ku temperaturat mund të arrinë 32C e 34C, apo edhe 35C lokalisht.

Do të mbajë mot kryesisht me diell, megjithëse orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave, që edhe mund të çojnë deri tek zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me bubullimë.

Kalimi i një fronti të ftohtë ditën e shtunë, sjell përkeqësim të motit, ku priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë, që lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme, me reshje më të vrullshme shiu, por edhe breshëri.

Temperaturat zbresin brenda ditës, nga 26C në 20C. Të dielën mbeten vranësira, e mundësi për ndonjë rrebesh shiu, e java vijuese fillon me mot më stabil, me më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale luhaten përreth 23C e 25C.

Baby Boo