Policia ndalon 42 vjeçarin nga Piroku i Tetovës


Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë të mërkurën rreth orës 13:15 e kanë ndaluar 42 vjeçarin B.O. nga Piroku i Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka penguar të kryejnë veprime zyrtare në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.

Baby Boo