Sot pro*testë në Shkup, do të bllokohen disa rrugë


Për shkak të pro*testës së paralajmëruar për sot, në ora 13:30, disa rrugë të Shkupit do të jenë të bllokuara për qarkullim, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme
Pro*testa për “rastet e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve”, do të fillojë nga ora 13:30 në Parkun e Çairit dhe do vazhdojë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Për këtë arsye, SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, dhe nga ora 13:30 deri në përfundimin e pro*testës në disa etapa do të bllokohen për qarkullim: disa pjesë të rrugës “Hristijan Todorovski Karposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov” si dhe bulevardi “Kërste Misirkov”, bulevardi “Goce Dellçev”, një pjesë e rrugës “Filipi i Dytë”, një pjesë e bulevardit “Ilinden”, “VMRO” dhe “Klimenti i Ohrit””, njoftojnë nga MPB-ja.

Baby Boo