Radev: Integrimi i RMV-së ka ngecur, por mund të zhbllokohet me përmbushjen e disa kritereve


Integrimi Evropian i Shkupit ka ngecur por në mënyrë që ky proces të zhbllokohet Maqedonia duhet të përmbush disa kritere. Kështu është shprehur presidenti bullgar Rumen Radev pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Ai tha se procesi nuk duhet të kushtëzohet me afate, por me përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Radev megjithatë tha se në disa sfera progresi është i mundur, gjë që do të ndihmonte në kthimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjes përfundimtare. Radev tha se Sofja pajtohet që Tirana të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, pavarësisht nga zhvillimet në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo