Sot përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së


Në ditën e veçantë për popullin amerikan, atë të pavarësisë që festohet sot, Ambasada e SHBA-së në Kosovë do të bëhet më objekt të ri.

Sot do të përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së.

Ndërtimi i saj është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Me këtë rast, ambasadori, Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet edhe për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Baby Boo