Kamçev i vendosur në dhomë luksoze në burgun e Shutkës


Biznesmeni Orce Kamçev, i cili mbrëmë u arrestua si i arrestuar në rastin e ri të PPS “Perandoria”, është vendosur në një prej gjashtë dhomat e quajtura “të Hagës”, në burgun hetues “Shkup”, të cilat sipas kushteve konsiderohen si dhoma të privilegjuara, kupton jozyrtarisht “Fokus” nga burime mirë të informuara.

Sipas informatave, katër të arrestuarit e tjerë, Nenad Josifoviq, Todor Mirpçevski, Cvetan Pandeleski dhe Zorica Arsovska, janë vendosur në dhoma të tjera.

“Dhomat e Hagës” janë ndërtuar sipas standardeve evropiane, dhe prandaj kushtet në ato dhoma janë shumë më të mira se sa në dhomat e tjera.

Sipas ish të arrestuarve, në ato dhoma vendosen personat me probleme shëndetësore, ata që kanë lidhje dhe ata të cilëve u rrezikohet siguria personale sipas karakterit të veprës.

Dhoma është rreth 24m2 dhe aty vendosen dy persona, e më rrallë tre të arrestuar, dhe janë mjaft të përshtatshme kur dihet se në dhomat tjera, ku hapësira është më e vogël vendosen edhe më shumë persona.
Dhomat luksoze janë të rregulluara me banjo të rinovuar, dritare të mëdha, krevate dhe dyshekë të rinj si dhe sirtarë të vendosura siç duhet.

Baby Boo