Sërish bashkë, zbulohet destinacioni ku janë “arratisur” Nora Istrefi dhe Robert Berisha


Plot 2 vite të divorcuar, megjithatë duket se dashuria mes Norës dhe Robertit nuk mund të shuhet.

Ndër të paktat çifte që kanë arritur të ndahen në paqe dhe të kenë një komunikim shumë të mirë, jo vetëm sepse i detyrohen vajzës së tyre Renee, por sepse kanë respektuar kohët e vjetra me njëri-tjetrin.

Nora dhe Roberti, së bashku me vajzën e tyre Renee janë parë dje në Aeroportin e Prishtinës. Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana.
Teksa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, Roberti ka publikuar foto nga pushimet ku shfaqet së bashku me vajzën e tyre, Renee dhe me këtë rast na tregoi dhe destinacionin ku ata ndodhen, në Bodrum të Turqisë.

Baby Boo