Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit


Sot në të gjitha trevat shqiptare festohet 7 Marsi, dita e mësuesit.

Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo festë kombëtare nisi 128 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.

Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Në këtë ditë institucionet e vendit organizojnë evente të ndryshme, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit.

Baby Boo